Jennifer Lopez përveç se është këngëtare shumë e suksesshme, ajo është edhe sipërmarrëse mjaft e zonja.


Me anë të një fotografie që e ndau me ndjekësit në rrjete sociale, artistja bëri të ditur se po sjell një produkt për fytyrën.

JLo njofton se produkti në fjalë del në treg më 1 janar 2021, por e gjithë vëmendja ishte tek fotografia atraktive e saj.

Reklamë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)

Këngëtarja pozoi e zhveshur në ujë, duke vënë në pah tiparet e fytyrës.

Ndryshe, Jennifer krahas angazhimeve në fushat e lartpërmendura është shumë aktive edhe në aktrim, filmi i saj i ri “Marry Me” pritet të lansohet vitin e ardhshëm.

Reklamë