Gold AG, reperi i njohur nga Presheva, është përballur së fundmi me diçka jo shumë të këndshme.
Dikush e shpalli atë të vdekur përmes rrjeteve sociale, dhe për këtë rast erdhi edhe reagimi i reperit shqiptar.
Gold AG shkruan në InstaStory se disa llogari të rreme kanë përhapur lajmin e vdekjes së tij, por ai është shëndoshë e mirë.
“Vëllezër e motra jam gjallë. E pash që disa fëmijë me profile fake kanë komentuar duke shprehur ngushëllime kinse paskam ndërruar jetë. Asaj rruge jemi të gjithë por për like e klikime sot bëhet edhe kjo punë. Uroj të jeni mirë të gjithë, e ju që më keni shpallur të vdekur unë nuk ua dëshiroj vdekjen, por jetofshi gjatë e Zoti udhëzoft pa dallim”, ka shkruar Golad AG.
