Aktori me famë botërore, Brad Pitt, javën e kaluar u pa duke ndihmuar me ushqime njerëzit në nevojë në Los Anxhelos.
Brad Pitt shihet duke shpërndarë kuti me ushqime për familjet me të ardhura të ulëta, në kuadër të projektit për strehim në LA.
Turmat e njerëzve u rreshtuan për të marrë ushqim nga kamioni që 56-vjeçari e ngiste vetë, dhe nga ku shkarkonte ushqime për orë të tëra.
Për shkak të maskës dhe veshjes së Brad Pitt, shumë prej atyre që morën ushqime, nuk e kuptuan se ishin në prani të një prej aktorëve më të njohur në botë.
Kjo është hera e parë që aktori është parë në publik, që kur u raportua se u nda nga e dashura gjermane Nicole, raporton Daily Mail.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.