Ramadan Krasniqi- Dani dje ka lansuar projektin e tij më të ri muzikor, vetëm një ditë pasi ai publikoi bashkëpunimin tjetër me Luana Vjollcën.
Kënga mbanë titullin “Aromë” dhe i kushtohet muajit të shenjtë Ramazanit që ka nisur sot, shkruan Reporteri.net
Këngëtari këtë këngë e sjellë në bashkëpunim me katër këngëtarë të tjerë, Granitin, Shefqetin, Gazmirin dhe Gencin.
Kujtojmë që para dy dite, Dani publikoi bashkëpunimin e tij me këngëtaren superseksi nga Shqipëria, Luana Vjollca.
Dy këngë krejtësisht të kundërta në përmbajtje, përderisa njëra i dedikohet rakisë, kënga tjetër si për ironi, i dedikohet fesë. E duhet cekur që feja islame e ndalon rreptësisht përdorimin e alkoolit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.