Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur vëllai i Besim Dinës, Bedri Dina.
Lajmin e kanë konfirmuar familjarët e Dinës (vajza e të ndjerit) me anë të një postimi në Facebook, ku edhe njofton se ai vuante nga një sëmundje e rëndë.
“Sot pas një sëmundje të rëndë na la njeriu më i shtrenjtë për ne. Ishte babai dhe shoku jonë më i mirë. Nuk ka fjalë që e përshkruan dhimbjen për humbjen tënde. Ishe mësues për jetën, virtytet, dashurinë dhe humanizmin që na ke mësuar. Lamtumirë heroi im…”, ka shkruar ajo në Facebook.
Po ashtu, edhe kolegu dhe miku i Besimit, Ylber Asllanaj, me anë të një postimi në Facebook, i ka shprehur ngushëllime familjes Dina.
“Bedriu paska ikur, n amshim!
I hidhur ky lajm për të gjithë ata që e kanë njohur!
Prehu i qetë n parajsë Bedri, do të t kujtojmê sa t’jemi edhe ne!
Ngushëllime familjes Dina!”, ka shkruar ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.