×
  • Show Time
  • Show Time

    Djali i reperit Duda goditet nga makina dhe përfundon në spital

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 12:48

    Duda ka bërë të ditur se djali i tij është aksidentuar nga një makinë.


    Reperi i njohur shqiptar, Duda disa ditë më parë festoi 35-vjetorin e lindjes dhe me këtë rast publikoi një foto familjare me 3 fëmijët e tij, shkruan lajmi.net.

    “Sot bëj 35 vjeç, fëmijët sa unë vetë… faleminderit Zotit për gjithë këto vjet me gjithë këto të mira”, shkroi Duda përkrah fotos me fëmijët e tij.

    Ndërsa së fundmi familja e reperit është gjendur në një situatë mjaft të vështirë, kjo sepse njëri nga djemtë e tij është përplasur nga një makinë në Londër dhe ka përfunduar në spital.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!