Pasi e lansoi koleksionin e ri të make-up nga marka e saj Kylie Cosmetics, Kylie Jenner ka rritur interesin për profilin e saj në Instagram tek publiku i gjerë në këtë rrjet social me një set fotografish të nxehta në të cilat ajo provokon teksa pozon me bikini super seksi.
Kylie postoi pesë fotografi të shkrepura pranë pishinës në vilën e saj luksoze, fotografi këto me të cilat mori mbi 11 milion pëlqime në profilin e saj në Instagram.
Fakti është që pamja fizike e Kylie është produkt i një numri të madh të operacioneve plastike, nga të cilat ajo nuk e fsheh që injekton Botox në trupin e saj, për të mos përmendur pjesën tjetër të operacioneve kozmetike.
Por padyshim që shoqëria e sotme kultivon një tërheqje pohuese ndaj këtij lloji të estetikës, kur mbështet me aq zell dhe ndjek figura publike të rangut të Kylie.
Ndryshe ajo vazhdon të jetë në rangun e më të pasurve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.