×
  • Show Time
  • Show Time

    Emocionuese: Vajza e gazetares shqiptare i dhuron flokët për fëmijët e sëmurë me kancer

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 23:31

    Vajza e gazetares së njohur shqiptare Aulona Musta  ka bërë një gjest mjaft emocionues. Amara vendosi që të presë flokët e saj dhe t’i dhurojë për fëmijët e sëmurë me kancer. Ama shprehet e lumtur për këtë gjest që ka bërë, ndërsa Aulona tegon si arriti ta realizojë këtë dhurimin e flokëve.


     Ju i pretë flokët në një parukeri, si ndodhi e gjitha, i pretë i morët i ruajtet?

    Aulona Musta: Unë e mësova të gjithë procedurën nga vajzat e organizatës “Fëmijët për fëmijët” dhe mënyra si u lidha me këtë organizatë ishte krejt rastësore. Kur unë vendosa të bëj këtë gjë hyra në internet për të kërkuar informacion për këtë gjë. Vetëm 2-3 persona në Instagram më orientuan dhe më thanë është kjo organizata dhe dimë që merret me këtë gjë.

    U futa dhe kërkova në Google, mora më shumë informacion, i kontaktova në Instagram dhe kështu lindi. Janë e vetmja organizatë që merren për dhurimin e flokëve për fëmijët dhe më dhanë të gjithë informacionin që duhej. Normalisht që flokët duhet të jenë të palyer, të shëndetshëm, i vendosa në një kuti kartoni dhe më pas dhurohen. Kjo është gjëja më e lehtë sepse për të bërë një paruke duhen shumë lekë, është 500 euro një paruke, por përveç pjesës së dhurimit të flokëve , duhen fonde dhe duhen dhuruar edhe para për të mundësuar këto paruke.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!