×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjuriq: Platforma e Kosovës, “vrasje me paramendim e dialogut”

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 12:19

    Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë të Qeverisë së Serbisë për Kosovë, Marko Gjuriq deklaroi sot se platforma për dialogun e miratuar nga ana e Prishtinës është gozhda e fundit në arkivolin e dialogut, os siç tha ai “vrasje me paramendim e dialogut”, transmeton Reporteri.net.


    Gjuriq për TV Pink tha se edhe Sllobodan Petroviq, votoi për miratimin e kësaj platforme në Kuvendin e Kosovës.

    “Lista Serbe është organizim politik i serbëve në Kosovë, e cila fitoi mbi 90 përqind të votave të bashkatdhetarëve tanë në krahinën tonë jugore. Ajo u krijua me idenë që që serbët në Kosovë  nuk duhet të ndahen politikisht para shqiptarëve, por duhet të jenë të bashkuar dhe unik”, u shpreh Gjuriq.

    Ndërkaq, edhe Vuçiq foli dje për Platformën e miratuar nga Kuvendi i Kosovës me të njëjtin ton. Sipas tij, Prishtina zyrtare po e mbyt dialogun./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!