Milot Rashica po shkëlqen te Werder Bremen në Gjermani dhe përveç golave që ka realizuar, ai ka qenë vendimtar edhe me pasimet për gol.
Shumë skuadra kanë nisur të interesohen për shërbimet e talentit të Kosovës, ndërsa së fundmi, sipas asaj që mësohet nga eksperti i merkatos Herbert Grönemeyer, në një lidhje telefonike me një emision sportiv në Gjermani, Borussia Dortmund është gati që të bëjë një çmenduri për futbollistin.
Kontaktet kanë nisur dhe, në fund të sezonit, mund të ketë një akord paraprak. Dortmund është duke kërkuar një zëvendës të yllit Sancho, pasi ky i fundit mund të transferohet te Real Madridi në verë.
Sipas Herbert, verdhezinjtë janë gati të paguajnë deri në 35 milionë euro për shqiptarin. Nëse do të ndodhte, do të ishte diçka fantastike./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.