Fondacioni i Labinot Tahirit me ndihmën e qytetarëve vullnetmirë, arritën ta bëjnë me shtëpi, Selman Avdiun.


Këtë e ka bërë të ditur vet Tahiri përmes një postimi në Facebook, ku u lidh ‘live’ me anë të një videoje.

Labi njoftoi se ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Selman Avdiu nga Drenasi u bë me shtëpi të re.

Reklamë

Postimi i tij i plotë:

“Nje lajm i gëzueshem!

Sot i’a uruam shtêpinë e re ish Ushtarit të Uçk-së Selman Avdiu nga Drenasi!

E gjithë familja dhe femijët ishin para shtëpisë duke më pritur, por i thash femijët nuk du me i pas kur jemi live në kamerë vetem përshkak paragjykimeve!!

Të dashur qytetarê e donatorë faleminderit për të gjitha, se edhe një familje u rahatu në këtë dimër!”, shkruan Labi.

Reklamë

Në atë video, shihen pamje brenda dhe jashtë shtëpisë së re të ish-ushtarit të UÇK-së, Selman Avdiut.