Ish-vokalisti i grupit TNT, Ferki Shala, i cili mohoi kategorikisht se do të rikthehet të këndojë si më parë, ka treguar se është punuar që disa hite të tij t’i këndoj sërish, por tash pa vegla muzikore.
“Unë veç ja nisa me ‘Kujtimet’, edhe e pash që reagimi është shumë shumë pozitiv edhe i mirë. Diçka përfundimisht nuk e di sa bëhet, 10, 15 a 20 komplet me TNT e këngë të vjetra popullore, të lehta e sene, kadale derisa e kam shëndetin, besoj brenda një viti a dy kompletohet materiali, nuk e di a bëhet CD a jo nuk është diçka rol në jetën time”, ka thënë Shala për REPORTERI/INTERVISTA.
Ai ka treguar se një këngë do ta ketë edhe me grupin ‘Fisnikët’ dhe një tjetër me Luan Hajrën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.