Një konkurrent i ri i është bashkuar mbrëmë emisionit të dashurisë “Për’Puthen”.
Bëhet fjalë për Atdheun, i cili ka lindur në Gjakovë, por që prej vitesh ka jetuar në vende të ndryshme evropiane.
Gjatë prezantimit, Atdheu tregoi se në Evropë ka punuar në ndërtim pasi që, siç tha, shqiptarët në këto shtete s’mund të bëhen shefa, derisa deklaroi se i është bashkuar emisionit për të gjetur lumturinë e jetës, shkruan Express.
27-vjeçari nuk i kurseu komentet për vajzat. Për Tean, tha se është një vajzë e ëmbël, e bukur dhe e sjellshme. Ana, një vajzë me zemër të madhe, duke iu referuar këtu gjestit që bëri duke prerë flokët, si një ndihmë për vajzat që vuajnë nga kanceri.
Ana Kaurin, e cilësoi si “mistrece Berati”, duke shtuar se këtë shprehje e ka dëgjuar shpesh në Shqipëri. Nuk munguan komentet për Sindin dhe Melisën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.