Manchester City ka nisur të mendoj qysh tani për sezonin e ri.
Mediat angazele raportojnë se ekipi i Pep Guardiolas ka arritur marrëveshje me Sportingun për transferimin e mesfushorit Bruno Fernandes në fund të këtij edicioni.
Klubi dhe lojtari gjatë verës do të firmosë kontratë pesëvjeçare me ekipin anglez.
Fernandes 24-vjeçar, ka shënuar 31 gola dhe ka dhënë 17 asistime në 50 ndeshje në të gjitha garat deri më tash.
Ai ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2023, kurse karrierë ka bërë edhe te Sampdoria, Udinese e Novara. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.