Partneri turk i Almeda Abazit, Tolgahan Sayisman, ka përparuar shumë me gjuhën shqipe.
Ai mëson çdo ditë fjalë të reja, madje së fundmi e habiti Almedën me një postim në Instagram, ku kishte shkruar në shqip:
“Falan Filan ;E kështu ?”- ishin fjalët e tij të shkruara pa ndihmën e askujt.
Tolgahan nuk i harron asnjëherë shqiptarët dhe nuk mund ta bënte as sot në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë.
Në një postim në InstaStory, aktori ka uruar në gjuhën shqipe për 28 Nëntor, duke shkruar:
“Gëzuar 28 Nëntorin Shqipëria”- duke vendosur gjithashtu flamurin shqiptar dhe një shqiponjë.