Trejsi Sejdini është një ndër modelet më të komentuara të showbizzit shqiptar. Modelja është përfolur kohët e fundit për një lidhje të mundshme me Don Xhonin, pas publikimit të disa fotove nga mediat kosovare, ku ish-missi dhe reperi shihen duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Kujtojmë që Don Xhoni ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm në vetëm pak kohë. Ai u bë tepër i njohur pas publikimit të duetit me Encën “Break Doën” dhe këngës “Tjera llafe” që u pritën shumë mirë nga publiku.