Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, po e quan hajgare ndarjen e 2 milionë eurove nga Qeveria për 156 biznese nga Plani i Rimëkëmbjes Ekonomike.


Ahmeti ka shkruar në Facebook se ndarja e ndihmave financiare nuk është hajgare.

“Qeveria paska ndarë 2 milionë euro për 156 biznese nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike. E di që ndihmës nuk duhet me i thënë jo, dhe se çdo ndihmë dikënd e ndihmon por a nuk është pak hajgare kjo punë”, ka shkruar Ahmeti.

Reklamë

Ky është statusi i plotë i Ahmetit:

Qeveria paska ndarë 2 milionë euro për 156 biznese nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike.

E di që ndihmës nuk duhet me i thënë jo, dhe se çdo ndihmë dikënd e ndihmon por a nuk është pak hajgare kjo punë.

Pagat e Deputetëve janë më shumë se 2 milion euro.

Shpenzimet repeezentative janë më shumë se dy milion.

Reklamë

Shpenzimet gjyqësore janë më shumë se dy milion.

Më shumë se dy milion ju ka vjedh një njeri në thesar.

E di që nuk është përgjegjësia vetëm e qeverisë por aman gjene një gjuhë të përbashkët, qoftë edhe emëruesin më të vogël.

Vendosni edhe me shku në zgjedhje vec me kushtin që votoni diçka në ditët e fundit.

Reklamë