Rep-artisja e njohur, Tayna, është njëra ndër më të komentuarat ndonjëherë.


Pothuajse çdo lëvizje e saj merr vëmendje të madhe, sikur në jetën personale e po ashtu edhe në karrierën profesionale.

Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja është shfaqur më ndryshe se herëve të tjera.

Reklamë

Duket se ajo është frymëzuar nga festat e fundvitit, duke zgjedhur kostumin e ‘babadimrit’.

Sigurisht që garderoba ishte më e ekspozuar, duke i vënë në pah linjat e formësuara trupore, shkruan telegrafi.

Flokët dhe makijazhin e kishte mjaft në nivel, duke e perfeksionuar edhe më shumë paraqitjen e saj.

Reklamë

Ndërkohë, “Qe Qe” është projekti i fundit nga reperja, që u pëlqye në masë të madhe.