Shtatë-vjeçari Mohammed ka lindur në Siri me sëmundje të rëndë gjenetike, gjë që e bën atë të duket si një i moshuar. Kjo është arsyeja për të cilën ai tani ka një jetë të tmerrshme.
Fëmijët e përqeshin dhe njerëzit ia ngulitin sytë kudo që ai shfaqet.
“Dua të jem aq i bukur sa fëmijët e tjerë dhe të shkoj në shkollë”, tha Muhamedi dhe përmes lotëve shtoi se fëmijët tjerë, bashkëmoshatarë të tij nuk po e lënë rehat, transmeton Reporteri.net
Pasi historia e tij doli në publik, u shfaq Hussein Manaver, astronauti i parë musliman nga Britania, i cili donte ta ndihmonte atë në ndonjë mënyrë.
“Sapo e pashë, dëshiroja të isha pranë tij, të jem mik i tij në një farë mënyre. Doja t’i tregoja atij se sa i veçantë është”, thotë Hussein.
Historia e Muhamedit nuk është thjesht një tregim për një djalë të bllokuar në trupin e një plaku, por një histori emigrantësh. Familja e tij u largua nga Siria në Turqi, ata nuk kanë pasaporta dhe prandaj nuk mund ta mjekojnë ose të kuptojnë saktësisht se çfarë po përjeton Muhamedi. Ata u dëbuan nga banesa sepse nuk kishin para për qira. Ne mezi i ndihmuam ata”,shton ai.
Huseini, me ndihmën e organizatave joqeveritare, nisi një fushatë për rritjen e fondeve për Mohamedin dhe familjen e tij shumë-anëtarëshe. Ata gjetën një shtëpi të re, por siç thonë beteja për të ndihmuar këtë familje nuk do të ndalet./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.