Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe këngëtari, Labinot Tahiri, ka realizuar iniciativën në ndihmë të popullit.
Labi ka bërë të ditur se fondacioni i tij “Labinot Tahiri” ka vendosur t’u dalë në ndihmë spitaleve rajonale, të cilat po përballen me mungesë të oksigjenit për pacientët që po trajtohen me COVID.
Ish-deputeti, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar, se tashmë janë blerë aparaturat e oksigjenit, për tu dal në ndihmë të infektuarve me Covid-19.
Postimi i plotë:
Faleminderit Zotit dhe njerëzve që besojnë se të paktên ne mund të bejmē diqka ne ditet e veshtira!!!
Sot arritën aparaturat të cilat prodhojnë OKSIGJEN, kurse nga neser do i shoh komunat të cilat nuk kanë një të tillë!
Besoj se në Gjakovë do të shkoj fillimisht përshkak gjendjes se rende atje!! Me dashuri ndaj Zotit dhe njêrzve të vendit tim! Zoti i ruajt familjet e secilit qytetarë.
Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.