×
  • Show Time
  • Show Time

    “Vajzat si puna e saj”- përplasje mes Melisës dhe Sindit në PërPuthen

    Reporteri
    08 Dhjetor 2020 | 20:10

    Melisa dhe Sindi janë përfshirë sërish në një debat të ashpër në studion e “PërPuthen”.


    Ndërsa po komentonte rreth takimit të Melisës me Mevlanin, Sindi në një moment përdori frazën “vajzat si Melisa”, gjë e cila irritoi jo pak këtë të fundit.

    Melisa iu drejtua ashpër, ku i tha “mos e zgjat më”, ndërsa Sindi në përpjekje për t’u justifikuar tha se po fliste për “fenomenin”, duke shtuar se me frazën “vajzat si Melisa” e kishte fjalën për vajzat e shkathëta që nuk e  kanë problem të flasin për seksin.

    Ndërkohë Melisa iu drejtua sërish duke i thënë “unë nuk jam fenomen”.

    Debati:

    Sindi: Po flas për fenomenin, vajzat si Melisa

    Melisa: Je mësuar me pula më duket

    Sindi: Unë me pula?

    Melisa: Mos e zgjat

    Sindi: A replikove ti? Ngrije zërin ngrije

    Melisa: Kaq po të them, si janë vajzat si puna e Melisës?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!