×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Gjermania i jep Kosovës 34 milionë euro grant

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 10:41

    Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde kanë nënshkruar shkëmbimin e protokollit të bashkëpunimit zhvillimor ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.


    Bajrami me këtë rast ka thënë se fal kësaj marrëveshje Gjermania i jep Kosovës 72.1 milionë euro, prej të cilave 34 milionë euro janë grant.

    Ajo ka sqaruar se prej këtij granti do të përfitojnë shumë komuna, kurse 2.8 milionë euro do të përdoren për ndihmë për anëtarësim në BE.

    “Falënderojmë të gjithë taksapaguesit gjerman për kontributin që japin për Kosovën. Ndihmat e dhëna kapin shifrën e 730 milionë eurove që nga pas lufta, shumë institucione kanë ngritur kapacitet falë ndihmës nga Gjermania”.

    “Gjermania jep grant prej 72.1 milionë euro, ku 34 milionë euro janë grante të cilat janë në projekte të ndryshme, kurse 2.8 milionë për ndihëm për anëtarësim në BE” , tha ajo.

    Kurse ambasadori Rohde u shpreh se shteti që përfaqëson do të vazhdojë të jetë krahë Kosovës në çdo projekt.

    “Ky bashkëpunim do të vazhdojnë ende. Kemi më së shumti komunitet të diasporës që vijnë nga Kosova në Gjermani. Jemi partner të besueshëm të qëndrueshëm. Ne jemi duke qëndruar këtu, do të vazhdojmë të jemi partnerët tuaj”, deklaroi ambasadori.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!