×
  • Show Time
  • Show Time

    3 vjet nga vdekja e legjendës së humorit kosovar

    Reporteri
    09 Dhjetor 2020 | 11:35

    Tre vjet më parë ka vdekur aktori i njohur, Blerim Peci nga Mitrovica.


    Në këtë përvjetor nuk po e kujtojnë vetëm familjarët, por edhe miq të tij.

    Është ish-kryetari i Klinës, Sokol Bashota, tani kryetar dege i PDK-së në këtë komunë që ka kujtuar Pecin.

    Ai përmes një postimi në Facbook ka shkruar se vlerëson ta ndjejë mungesën e tij, dhe se ka lënë zbazëti të madhe në shoqërinë kulturore dhe artistike dhe në ekrane televizive.

    Postimi i Bashotës:

    Tri vjet më parë u nda nga ne, jo edhe nga kujtimet tona, miku dhe shoku Blerim Peci, aktori, moderatori, humoristi, satiristi, njeriu i dashur dhe i sinqertë, i cili ka lënë zbazëti të madhe në shoqërinë kulturore dhe artistike dhe në ekrane televizive.

    Vazhdojmë ta ndiejmë mungesën tënde, tezak, dhe vazhdojmë të të përkujtojme dhe të nderojmë me familjen tënde, me djalin Bledin, vajzën Medinën dhe bashkëshorten Afërditë, të cilëve u mungon më së shumti.

    Qoftë i paharruar dhe i përjetshëm kujtimi për ty!

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!