Ceremonia “Met Gala” padyshim që është eventi që po diskutohet më së shumti në të gjithë botën pas natës së djeshme.
Të famshmit që ishin prezent ishin të veshur në mënyrën më të ekzagjeruar të mundshme, madje duke sjellë në vëmendje edhe ikona të modës që kanë sjellë revolucion përgjatë industrisë.
Aty ishin prezent edhe këngëtaret kosovare me famë botërore Rita Ora dhe Dua Lipa.
Rita u shfaq me një fustan ngjyrë floriri me mëngë të gjata dhe shkëlqente nga koka tek këmbët.
Kurse Dua Lipa u shfaq plot ngjyra me një fustan shumë të veçantë dhe tepër të fryrë.
Ajo që i ka bërë më shumë përshtypje mediave të huaja ka qenë Dua Lipa për të cilën gazeta amerikane “Teen Vogue”, shkruan se i është përshtatur temës së eventit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.