×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Bëhet e ditur se kur do t’i marrin pagesat rreth 40 mijë qytetarët që mbetën pa punë nga pandemia

    Reporteri
    10 Dhjetor 2020 | 17:55

    Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi është deklaruar rreth ekzekutimit të pagesave prej 300 euro për tre muaj për ata që kanë humbur vendet e punë, pas 29 shkurtit e deri më tani.


    Ai ka thënë se tërheqja e Trustit dhe neneve tjera që nuk kërkojnë miratimin e buxhetit të ri mund të zbatohen këtë vit. Por nene të tjera sipas tij nuk mund të zbatohen pa ligjin e buxhetit të vitit 2021.

    Pagesat për ata që kanë humbur vendet e punës dhe mbështetja për bizneset janë të lidhura me buxhetin e ri, tha ai.

    Ky është postimi i tij i plotë:

    Informatë me shkas

    Shumë mediume dhe qytetar këto ditë po më shkruajnë e po pyesin se kur do të filloj ekzekutimi i pagesave prej 300 eurove për ata që kanë humbur vendet e punës dhe po ashtu kur do të filloj implementimi i mbështetjes për biznese duke u mbështetur në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike (LRE).

    Në pamundësi të përgjigjeve individuale po i`u njoftoj se disa nene të LRE mund të fillojnë të zbatohen këtë vit siç është rasti me tërheqjen e mjeteve të trustit, ose edhe nene tjera që nuk kërkojnë miratimin e Ligjit për buxhet për vitin 2021.

    Por disa nene të LRE nuk mund të zbatohen pa kaluar Ligji i buxhetit për vitin 2021 sepse kërkojnë që për implementimin e tyre të ketë ndarje buxhetore, të përcaktohet Institucioni që do të implementoj këto nene, të përcaktohen kriteret dhe mënyra e aplikimit të përfituesve. Kjo nënkupton që pagesat për ata që kanë humbur vendet e punës dhe mbështetja në vazhdim për biznese janë të lidhura me aprovimin e Ligjit të buxhetit për vitin 2021.

    Lus qytetarët dhe bizneset që nuk kanë bërë përditësimin e të dhënave të tyre ( në ATK dhe të mirëmbajnë aktive llogaritë e tyre bankare),ta bëjnë këtë, për të mos pasur vonesa në pranimin e mjeteve në momentin e ekzekutimit të pagesave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!