Nuk është më një sekret që programi “Për’puthen” në Top Channel po tërheq vëmendjen e publikut çdo ditë e më shumë.
Jo vetëm përsa i përket takimeve po edhe historive personale të personazheve që janë tashmë në program.
Njëra nga vajzat, Sindi, luajti me kartën e së “virgjrës” që në prezantimin e parë dhe sigurisht që nuk do kalonte pa u vënë re.
Gjithsesi mos përfshirja në jetën sociale, daljet me djem apo frekuentimi i lokaleve të natës është zgjedhje e saj të cilën kishte vendosur ta shtynte për pak më vonë por mesa duket nuk e parashikoi “Shiko kush luan”.
Sonte në mbrëmje në një puntatë speciale me të ftuar personazhet e “Për’puthen” mesa duket Sindi u puth për herë të parë dhe fatlumi ishte Fatjoni.
View this post on Instagram
Reklamë
Autorja Luana Vjollca ka publikuar promon e emisionit të sotëm ku Bora Zemani tregon se Sindi mori (ose dha) puthjen e parë por nuk zbulohet emri i djalit.
“News31” ka mësuar se bëhet fjalë për Fatjonin.