×
  • Show Time
  • Show Time

    Arjan Konomi shpërthen në lot teksa flet për të ndjerën, Adelën e ‘Big Brother’

    Reporteri
    12 Dhjetor 2020 | 23:29

    Arjan Konomi ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Shiko Kush LUAN”, në një episod special vetëm me pjesëmarrësit e “Përputhen”.


    Ai ka rolin e opinionistit në program, njejtë si tek “Përputhen”, por gjithsesi nuk shpëtoi pa u bërë pjesë e një sfidëe.

    Konomit i duhej të jepte një opinion për personazhin më të mirë dhe atë më pak të mire në fusha të ndryshme si: “Prezantim”, “Politikë”, “Big Brother”, “Për’puthen” dhe “Art”. Kur në ekran u shfaq “Big Brother”, Arjani ndryshe nga fushat e tjera, ndaloi dhe zgjodhi të fliste vetëm për një personazh, atë më të mirin ndër vite.

    Zgjedhja e tij ishte e ndjera Adela Xhamani, e cila u nda nga jeta papritur pak vite më parë. Ndërsa fliste për Adelën, opinionisti i njohur ishte me sy në lot dhe u shpreh se ajo ishte një personazh shumë i dashur për publikun shqiptar.

    “Kjo është jeta dhe në jetë duhet të përpiqemi gjithmonë të luftojmë. Kështu ishte dhe Adela, u përpoq, erdhi nga një realitet i zi, i trishtuar, krijoi shumë polimika në televizion dhe çau pa e vrarë mendjen për atë që mendonte opinioni, për atë që u thonin njerëzit. Arriti një karrierë në televizion, në gazetari, por fati i saj ishte ky. Ndaj duhet të kërkojmë të “luftojmë”, pasi jeta është e shkurtër.”, u shpreh Konomi, duke i emocionuar të gjithë, teksa e përfundoi opinionin me fjalinë: “Ia kisha borxh Adelës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!