Almeda dhe Tolgahan po bëhen prindër për herë të dytë.


Ish-missi i Shqipërisë përmes një video në rrjete sociale ka treguar gjininë e fëmijës.

Në videon e publikuar shihej çifti të cilët po darkonin në mesin e familjarëve dhe Tolgahan kishte përpara një kuti me bluzë ngjyrë rozë, ku edhe u bë i ditur lajmi se ata janë në pritje të një vajze.

Reklamë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Almeda Sayisman (@almeda92)

Çifti u përqafuan tejet të gëzuar teksa pranuan urime edhe nga familja që gjendej pranë tyre në këtë ditë të rëndësishme për ta.