Rikthimi senzacional i Liverpoolit kundër Barcelonës u kompletua falë një momenti të inteligjencës së Trent Alexander-Arnold, i cili asistoi Divock Origin për golin e katërt në Anfield.
Kur topi kaloi prapa për një korner, një tjetër top kishte hyrë në fushë, por pasi sulmuesi belg e largoi nga fusha, mbrojtësi anësor pa një mundësi të cilën e shfrytëzoi për mrekulli, shkruan Reporteri.net
“Unë e lash topin për korner por pastaj e pashë hapsirën”, ka shpjeguar Alexander-Arnold.
“Origi ishte i vetëm kështu që e ekzekutova aq shpejt sa munda dhe përfundoi në gol. Ishte diçka instinktive.
“Origi është një lojtar i klasit të parë, të gjithë do ta kujtojnë atë moment”.
Ashtu siç ndodhi, lojtarët e Barcelonës ishin duke folur me njëri-tjetrin në përgaditje për korner, Marc-Andre Ter Stegen ishte duke i inkurajuar ata, por me kalimin e kohës e kuptuan se tashmë ishte bërë vonë./Reporteri.net/