Dafina shprehet e indinjuar pasi në Serbi janë krijuar video-lojëra, që rrëfejnë ngjarje të jetës reale.
Këto ditë, në medie ka bërë bujë lajmi se në Serbi janë krijuar video-lojëra me krime lufte, ku njëra ndër to paraqet vrasjen e Adem Jasharit, shkruan lajmi.net.
Pas kësaj, këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar ashpër, e cila thotë se kryerja e krimeve të luftës është lojë tani.
“Kryerja e krimeve të luftës është një lojë tani. Në Serbi, ka komunitete në internet që luajnë një video-lojë që rrëfen ngjarje të jetës reale, në të cilën protagonisti-lojtar kryen krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës për të fituar ndeshjen.
Për të riprodhuar një pikë hyrëse kaq të dhunshme dhe të desensibilizuar në një histori të kohëve të fundit, të dhimbshme, është sëmundje. Ata që bëjnë vepra të këqija të mos mbeten kurrë pa u ndëshkuar”, shkruan ajo.
Ndryshe, “Zili Zili” titullohet projekti i fundit muzikor nga Dafina Zeqiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.