Ka kaluar një javë që nga publikimi i fotos që bëri shumë bujë, ku shihet Ana duke fjetur në të njëjtin krevat me Arjonin.
Arjoni ka pranuar të jetë pjesë e programit për të dhënë sqarime ashtu si edhe Ana ka bërë nëpërmjet lidhjeve live në puntatat e kaluara të “Përputhen”.
Ai tha se me Anën është takuar më shumë se njëherë dhe madje solli në emision foto të bisedave të tyre.
Pjesë nga debati në studio
Pse bërë foto në gjumë?
Është gjykuar kjo pjesë shumë, jam çuar vetë nga gjumi dhe po shikoja veten dhe e pashë dhe Anën dhe e shkrepa, nuk kisha qëllim që ta bëja si foto dhe ta nxirrja në moment të dytë.
Skype e parë që ka bërë Ana tha se nuk ishte në dijeni për fotot, por ajo e dinte se unë kur i thashë për fotot, ajo po regjistronte.
Erlindi: pse nuk nxore foto të bisedave, por foto të tillë?
Bisedat unë i tregova për të treguar se ajo ka gënjyer. Më datë 24 ajo ka harruar prapë çakmakun.
Sindi: ke paralajmëruar për foton, pse?
Anën jo, se po të doja do flisja përballë me të. Unë nuk mendoj se është turprim kjo foto, se nuk është foto nudo , tregon prezencën tonë bashkë.
Ajo më zhgënjeu në momentin që sillej ndryshe jashtë dhe ndryshe në skenë. Ana fshinte bisedat me mua, ma merrte telefonin kur ishim bashke dhe i fshinte, bënte shumë kujdes dhe në mënyrën se si shkruante.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.