Sigurisht se të gjithë e dini përrallën e Hirushes dhe shndërrimit të saj nga shërbëtore në një princeshë nga një zanë.
Pikërisht këtë e ka bërë edhe artistja Zendaya, e cila ka vendosur që përrallën ta kthejë në realitet derisa ka parakaluar në tepihun e kuq të Met Gala, para fotoreporterëve dhe fansave të cilët janë mbledhur për të parë krijimet artistike të dizajnerëve më të njohur botëror.
Zendaya ka veshur një fustan të Tommy Hilfiger, i cili nga gri është ndriçuar magjishëm dhe është bërë blu.


