×
  • Lajme
  • Ekonomi

    Votimi i buxhetit 2021, Hoti kërkon mbështetje nga deputetët

    Reporteri
    27 Dhjetor 2020 | 17:18

    Nesër në Kuvendin e Kosovës do të shqyrtohet ligji i buxhetit për vitin 2021.


    E kryeministri në detyrë Avdullah Hoti u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të marrë pjesë në seancën plenare dhe të mbështesin ligjin, duke thënë se votimi i tij siguron stabilitet financiar në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, kur të hyrat buxhetore janë të pakta.

    “Votimi i këtij ligji mundëson mbështetjen për punëtorët e papunë dhe për biznese që janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë”, ka shkruar Hoti në Facebook.

    Më herët thirrje për votim të buxhetit ka bërë edhe shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ndërkohë që Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar se do të mbështesë votimin e projektligjit për buxhetin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!