Pandemia e koronavirusit mbylli shumë qytetarë në shtëpitë e tyre, por jo edhe punëtorët shëndetësorë, policët, furrtarët, pastruesit e shumë punëtorë të tjerë. Këto janë rrëfimet e atyre që ishin gjithnjë në shërbim të qytetarëve.
Që nga shfaqja e rasteve të para të COVID-19 të gjithë ata shërbyen pa ndaluar në drejtim të qytetarëve të Kosovës, si dhe ofrimin e nevojave të cilat u duhen atyre.
Njësoj veproi edhe furrtari Skënder Agushaj nga fshati Gjonaj i Hasit të Prizrenit. Ai është i pari që ende pa rënë drita hap furrën e tij në afërsi të rrugës C, në kryeqytet.
Atij i bashkohen edhe dy djemtë e tij dhe një punëtor. Por ai deklaroi se fillimi i pandemisë së COVID-19 në muajin mars e gjeti të papërgatitur.
Jo vetëm furrtarët, punën dhe angazhimin nuk e ndaluan për asnjë moment as edhe pastruesit.
Që në ora tetë të mëngjesit, Beqir Lahi u përkujdes për pastërtinë në ambientet e jashtme.
Ai ka 15 vite që e kryen këtë punë. Lahi tha se nuk ka qenë aspak e lehtë gjatë pandemisë që të ushtrojë punën e tij çdo ditë.
E padyshim telefoni i emergjencës nuk ndalon asnjëherë, ku qytetarët kërkojnë ndihmën e doktorëve dhe infermierëve.
Është doktoresha Flora Haruni që bashkë me infermierin që drejton edhe ambulancën e një infermiere tjetër që nisen për një destinacion, e që nuk dihet se çfarë i pret.
Që nga muaji mars, ky ekip më së shumti ka trajtuar persona të infektuar me COVID-19.
E natyrisht thuajse pa ndërprerë fare kanë punuar edhe zyrtarët policorë.
Prej rasteve të para të cilët u paraqitën në Kosovë, Policia u përkujdes që të ofrojë sa më shumë siguri tek qytetarët dhe t’u mundësojë institucioneve respektimin e masave nga ana e qytetarëve.