Ka disa ditë që reperi Jon Shala ka paralajmëruar projektin e tij të ri, i cili tani vjen i realizuar dhe me klip
“Fore” titullohet projekti i tij, me tekst të shkruar nga vet reperi, me muzikë të punuar nga Big Deal Records.
Është rima ajo që e bën të veçantë gjithë këtë projekt nga Jon Shala.
I riu nga Prishtina duket se premton shumë dhe padyshim pritet të jetë një nga reperët që do numërojë hite në karrierën e tij muzikore.
Shala rikthehet në treg pas një pauze disa vjeçare, pasi ai numëron edhe këngë tjera në audio, si: “Tash pe din, Sun m’nalin”.