Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar sot masën me nga një muaj paraburgim për katër të mitur E. R.(1), E. R.(2), E. S. Dhe E. Sh. të cilët dyshohet për kryerjen e veprës penale vrasje në tentativë.

Sipas kërkesës së prokurorisë, më datë 11 nëntor 2026, rreth orës 10:25, në rrugën “Mësuesit e viteve të 90-ta’’ në Gjilan, katër të dyshuarit tentojnë t’i privojnë nga jeta L. U. dhe A. Sh., pas një mosmarrëveshje të mëhershme.

Gjatë përleshjes, të dyshuarit u kanë shkaktuar lëndime trupore A. Sh. dhe L. U., të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit – Emergjenca, e pastaj për shkak të gjendjes tejet të rënduar shëndetësore i dëmtuari L.U. transferohet për në QKUK në Prishtinë, ndërsa të miturit E. S., E. Sh.(2) arratisen nga vendi i ngjarjes.

Reklamë

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.