Labinot Tahiri ka një mesazh publik për Mozzik dhe Loredanën.


Këngëtari i muzikës tallava, njëherit edhe deputet i Kuvendit të Kosovës, përmes një postimi në Instagram, ka dalë në përkrahje të Mozzik dhe Loredanës, pas akuzave që po iu bëhen kësaj të fundit nga një çift zviceran.

Loredana po dyshohet për mashtrim, detyrim, zhvatje dhe kërcënim, të një çifti zvicerian në të 50-at. Ata po pretendojnë se ajo ua mori 700.000 franga.

Reklamë

Pas gjithë këtyre, Labinot Tahiri ka reaguar përmes një postimi në Instagram.

“Qëndroni të fortë se drejtsia vonon, dhe prap do bjerë në vend. Ne besojmë në ju, Zoti qoft me ju”, ka shkruar ai.