×
  • Show Time
  • Show Time

    Getinjo falënderon vitin 2020 që pas pesë viteve ia mundësoi ta pres Vitin e Ri me familje

    Reporteri
    01 Janar 2021 | 8:33

    Reperi i njohur shqiptar, Getinjo, ashtu si të gjithë kolegët e tij ka përjetuar një vit pa koncerte e ngjarje të ndryshme muzikore.


    E duket se ky mos angazhim ka ndikuar që ai përgjatë tërë vitit të jetë në shtëpi, madje edhe natën e motmoteve si rrallë herë.

    Përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, reperi me prejardhje nga Ferizaj shkruan se më në fund pas pesë vitesh, po e feston Vitin e Ri 2021, nën gjirin e ngrohtë familjar.

    “Lamtumirë 2020. Veç një faleminderit 2020 mundem ta bëj, për shkak se pas pesë viteve po e pres me familje Vitin e Ri. Përndryshe ki me qenë kujtimi më i keq i krejt njerëzve. Shko dhe mos u kthe oj lavire”, ka shkruar reper në InstaStory.

    Në një natë të zakonshme të Vitit të Ri, ku shpesh bëhen organizime e koncerte të ndryshme, shumë prej reperëve apo këngëtarëve janë të angazhuar që të këndojnë për publikun, duke mos mundur kështu të festojnë me familje e tyre.

    Por Viti i Ri 2021, duket se ishte e kundërta e netëve të zakonshme të ndërrimit të motmoteve, që më shumë se kurrë i ka bashkuar njerësit për festën e Vitit të Ri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!