Keisi dhe Stresi zbuluan se ata ende nuk kanë festuar një vit të ri së bashku.
Natën e mbrëmshme me rastin e ndërrimit të viteve, Stresi dhe Keisi publikuan disa mesazhe prekëse për njëri tjetrin, shkruan lajmi.net.
Reperi ishte i pari ai që postoi një foto me Keisin ku zbuloi se ata nuk e kanë festuar asnjëherë ndërrimin e viteve së bashku, po që i uron lumturinë e botës asaj.
“E shtrenjtë Keisi të uroj gëzuar. Qofsh e lumtur në vitet e ardhshme! Ti meriton të gjithë lumturinë e botës! Je vajzë shembullore! Unë kam dhe do kem gjithmonë respekt për ty! Ne nuk festuam kurrë bashkë, kështu ishte e shkruar! Por, unë gjithmonë do të kujtoj se më trajtove si mbret!”
Kurse Keisi nuk vonoi shumë dhe i ktheu përgjigje duke thënë, “Vërtetë asnjë vit të ri s’e kemi festuar, por asnjë prej tyre nuk ka kaluar pa të mbajtur në zemër gjithmonë!”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.