×
  • Show Time
  • Show Time

    11 vite bashkë: Emina Çunmulaj i dedikon të shoqit fjalët më të bukura të dashurisë

    Reporteri
    01 Janar 2021 | 21:29

    Modelja shqiptare Emina Çunmulaj jeton prej kohësh në Amerikë së bashku me të shoqin Sam Nazarian dhe dy vajzat e tyre. Për të dhe Samin sot është një ditë shumë e veçantë.


    Këtë 1 janar janë bërë plot 11 vite që dyshja i kanë kaluar së bashku. Emina i ka dedikuar të shoqit fjalët më të bukura, teksa ka shkruar se bashkë kanë kaluar shumë gjëra dhe janë më të fortë se kurrë.

    “11 vjet dhe vazhdojmë fuqishëm. E dija natën kur të takova se do të ishe babai i fëmijëve të mi dhe partneri im i jetës. Zoti e di që i kemi kaluar të gjitha. Kohë të mrekullueshme, kohë të vështira, kohë të lumtura dhe të trishtuara. Tani ne jemi të bekuar me 2 vajza dhe një jetë përpara për të vazhduar të rritemi, të mësojmë dhe të qëndrojmë gjithmonë të lidhur me familjen që kemi ndërtuar. Unë të dua deri në hënë dhe mbrapsht. Gëzuar 11 vjet i dashur… është zyrtare … ne kaluam një dekadë dhe jemi gati për shumë më tepër”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!