×
  • Show Time
  • Show Time

    Capital T i përgjigjet Mozzik pasi e thumboi publikisht për pamjen e pasurinë

    Reporteri
    03 Janar 2021 | 17:43

    Capital T dhe Mozzik ka kohë tashmë që na kanë bërë kokën lëmsh.


    Ata gjatë muajve të fundit kanë qenë duke thumbuar njëri tjetrin herë publikisht e herë me Instastory apo thënje të ndryshme.

    Së fundi ishte Mozzik ai që thumboi atë duke thënë publikisht se ai njihet për talentin e tij dhe jo fytyrën apo pasurinë.

    Duket se kjo nuk i ka pëlqyer aspak Capital T sepse ai natën e kaluar publikoi disa sekuenca nga ‘diss-i’ i Eminem kundër Machine Gun Kelly ku thotë se ai është i pasur mjaftueshëm sa për të djegur të holla para armiqve të tij.

    Nuk dihet nëse ky konflikt mes tyre do të zgjasë më tutje por situata e tanishme nuk duket aspak e mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!