×
  • Show Time
  • Show Time

    Debati po shkon duke u nxehur: Fatjoni fton Melisën të pranoj se ka një marrëdhënie tjetër

    Reporteri
    03 Janar 2021 | 22:40

    Debate dhe akuza të forta mes Melisës dhe Fationit në studion e “PërPuthen” mbrëmjen e sotme.


    Melisa ka zbardhur bisedën telefonike mes tyre jashtë programit, ku tha se Fationi e ka akuzuar se ka marrëdhënie seksuale me një person tjetër.

    Melisa mohoi akuzat, ndërsa Fationi u përgjigj se ka prova, por duke këmbëngulur të mos japi të tjera detaje.

    Debati:

    Melisa: Ajo çka është folur, ndoshta nuk e shpreh dot banalisht, por ka hipoteza që unë po kryej marrëdhënie seksuale me një person tjetër, as këtë nuk ma ka konfirmuar se kush, dhe që këtu bëj si e dashuruar. Më la të kuptoj që kam një marrëdhënie seksuale me një person tjetër.

    Fationi: Kam fakte

    Bora: Çfarë faktesh?

    Fationi: Nuk kam çfarë them asgjë. Ka një marrëdhënie tjetër. Bazohem tek ato që kam folur me Melisën.

    Melisa: Nuk janë akuza të vërteta

    Fationi: Kjo është e vërteta, të lutem mos më jep më presion, nuk flas asnjë fjalë tjetër. Ta thotë çfarë kemi folur

    Melisa: Çfarë kam thënë, kur të kam bërë si e dashuruar?

    Fationi: Çfarë ke thënë për miratimin?

    Melisa: Këto lojëra bën gjithmonë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!