Në edicionin e parë të “Përputhen Prime” ndodhi e papritura.
Konkurenti nga Kosova, Atdheu puthi Anën e parë pas kërkesës së saj në përshëndetje nga aventura televizive që i dha famën.
Ana kërkoi një puthje nga Atdheu dhe ky i fundit nuk hezitoi.
Gjesti është komentuar e kritikuar në rrjet duke bërë që djaloshi gjakovar të reagojë.
Ai ka zgjedhur një mesazh komplimentues nga një ndjekës për t’iu përgjigjur fansave duke u shprehur: “Për të gjithë ata meshkuj dhe gra të frustruar nga një puthje lamtumirë dhe mbështetje për Anën. Qetësohuni, jeta është e bukur kur veprimet tona të sinqerta e bëjnë atë më interesante”.
