Adrola Dushi ka ndarë me ndjekësit fotografi të reja, në të cilat merr vëmendjen e të gjithëve.


Modelja e njohur, nuk ka dëshpëruar as kësaj radhe me paraqitjen atraktive, ku u shfaq e veshur në të kuqe.

Adrola edhe kësaj radhe vërtetoi se ajo vazhdon të qëndroj në ‘top-formë’, ku edhe pranoi pëlqime e komente pozitive nga ndjekësit e saj.

Me flokët larguar një anë dhe këmbët e gjata, ajo erdhi mjaft joshëse në fotot e realizuara së fundmi.