Këngëtari Labinot Tahiri ka thënë se ka kujtime të këqija me Naim Krasniqin. Ai ka kujtuar një moment kur e ka bërë të qajë.
Në kuadër të bisedës në darkën e PriveReality 2021, këngëtari Labinot Tahiri u ndal në kujtimet e organizimeve të fundvitit që bëheshin dikur.
Labi u kthye prapa në retrospektivë në organizimet pas luftës.
Ai veçoi spektaklet që mbaheshin nën organizimin e muzikantit Naim Krasniqi për të cilin fatkeqësisht nuk ka kujtime të mira.
Labi edhe sot, 20 vite pas kujton trajtimin e padrejtë në fillet e karrierës.
Mes tjerash, në Prive Reality u shpreh:
“Kam respekt për TV21-shin, ka qenë organizator i mbrëmjeve festive Naim Krasniqi. Ju kujtohet ndoshta qe na linin statik në tavolina gjatë natës për mos me u çu se kush ecë, nuk na xhirojshin. Ai i ka pasë këto regjime dhe e ka pasë njëfarë sistemi me i përulë njerëzit. Kisha të nesërmen me shku në Gjermani për me këndu, edhe sot jo, por të nesërmën më ka lënë të fundit me xhiru. Edhe kam pasë me u nis prapë për Gjermani, në vitin 2001 ka ndodh kjo. Me të thënë të drejtën, kam shku në veturë edhe më kanë dalë lotët, qaq i lodhun dhe qaq në mënyrë poshtëruese ka vepru. Kurrë s’kam me harru atë njeri, për keq, veç për keq.” shprehet Labi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.