Ditë më parë, qyteti i Mitrovicës por edhe gjithë Kosova u trondit me vdekjen e studentes 19 vjeçare nga Mitrovica , Nazlije Sherifi.
E ndjera vdiq duke pritur për ta bërë transplantimin e veshkës, të cilën po ia dhuronte një djalë i ri nga Deçani.
Jo vetëm familja e shoqëria e saj, po i gjithë vendi u trondit dhe ndjeu mërzi të madhe, shkruan Reporteri.net.
Por sot në familjen e Nazlijes ka një gëzim, pasi vllau i saj Iliri, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se është bërë me një vajzë.
Postimi i plotë nga Ilir Sherifi:
Falenderoj Allahun qe me dhuroje nje nga dhuratat me te mira te kesaj bote.U bera edhe me nje vajze,dasht Allahu ta kete shendetin ,jete te gjate dhe te lumtur.