Këngëtari Labinot Tahiri është nisur për në Podujevë për të dhuruar një autoambulancë për qytetarët e kësaj komune.
Labi ka vozitur vetë autoambulancën derisa ka kënduar këngën “Këndoj për LLap e Gollak”.
Pasi ka arritur atje, Labi është takuar me kryetarin e Komunës, Shpejtim Bulliqin.
Bulliqi ka falënderuar këngëtarin për këtë donacion, derisa ka thënë se shpreson që bashkëpunimi mes tyre të vazhdojë.