×
  • Extra
  • Extra

    Nuk pranoi të martohej me kushëririn, e reja vritet nga familja – Detaje nga krimi i tmerrshëm në Turqi

    Reporteri
    06 Janar 2021 | 18:57

    Ngjarja e rëndë u regjistrua në Turqi. Vilda Ince, 24-vjeçe, u detyrua të martohej me kushëririn e saj në një ceremoni fetare pasi u vu nën presion të madh nga familja e saj.


    Megjithatë, vajza iku me të dashurin e saj Osman Celik, 25 vjeç, gati dy muaj më parë. Familja e saj kërkoi për çiftin, por nuk ishte në gjendje t’i gjente derisa u paraqitën për një festë për vitin e ri në qytetin qendror turk, Kirsehir.

    Familja e gruas e ftoi çiftin në shtëpinë e tyre duke pretenduar se donin të bënin paqe.

    Por kur ata mbërritën, Vilda u dërgua në banjë ku ajo u vra dhe i dashuri i saj u zhvesh dhe u përdhunua para se të goditej me thikë për vdekje, sipas mediave lokale.

    Viktimat u vendosën secila në banjë me radhë në mënyrë që gjaku të mos njolloste dyshemenë. Pasi u vranë, trupat u dërguan në një gropë jashtë fshatit ku ishin mbuluar me dhe. Kur familja e Osmanit nuk mundi të gjente djalin e tyre, ata raportuan situatën në polici.

    Zyrtarët më pas arrestuan familjen Ince duke u marrë në pyetje, ku pranuar vrasjen dhe i treguan policisë se ku kishin vendosur trupat.

    Më pas u arrestua babai i gruas, vëllai dhe kushëriri, me të cilin ajo ishte detyruar të martohej dhe dy të afërm të tjerë të lidhur me vrasjet.

    Një hetim për vrasjet vazhdon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!