Ata besojnë se Presidenti Trump po zhvillon një luftë të fshehtë kundër një zinxhiri të fuqishëm pedofil satanik dhe kundër njerëzve që në të vërtetë sundojnë botën. Ata kanë përsëritur për muaj me radhë se Trump fitoi zgjedhjet por iu vodhën votat, kështu që është logjike që ata morën pjesë në përpjekjen për të përmbysur demokracinë të mërkurën.
Një nga drejtuesit e komunitetit QAnon të Arizonës, Jake Agnelli, është figura që ra më së shumti në sy gjatë futjes së dhunshme të mbështetësve të Trump në Kongres, transmeton Reporteri.net.
Ai është një këngëtar dhe aktor pak i njohur dhe jo shumë i suksesshëm nga Arizona. I njohur gjithashtu si Q Shaman, Jake Agnell është udhëheqësi i kësaj lëvizje konspirative që FBI ka vendosur në listën e organizatave potencialisht të rrezikshme, por Donald Trump është i lumtur dhe shpesh ndan postimet e tyre, plot teori të pabesueshme konspirative.
I zhveshur deri në bel, me fytyrë të lyer, dhe një maskë Viking të bërë nga lëkura dhe brirët e kafshëve, ai është bërë një figurë e diskutueshme në këtë lëvizje të teorisë së komplotit gjatë vitit të kaluar, njoftoi The Arizona Republic.
Teori që Angeli shpreh publikisht në rrjetet sociale, duke marrë mijëra mesazhe mbështetje, edhe pse aktiviteti i tij nuk ka qenë vetëm virtual. Gjatë zgjedhjeve, sërish “Shtrigani i QAnon” ishte protagonist i protestave në Arizona, ku mbështetësit e Trump denonconin vjedhjen e votave.
Kongresi Amerikan këtë të enjte e ka konfirmuar fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, çka nxiti protesta të dhunshme nga përkrahësit e Trumpit. /Reporteri.net