×
  • Show Time
  • Show Time

    Rita Ora reagon për situatën në ShBA: Mos i quani protestues, ata janë terroristë

    Reporteri
    07 Janar 2021 | 17:49

    Policia ka neutralizuar mbështetësit e presidentit, Donald Trump në Kongresin Amerikan pasi ata thyen një nga ndërtesat më ikonë të ShBA-së, duke përfshirë kryeqytetin e vendit në kaos pasi republikani u kërkoi mbështetësve të luftonin kundër numërimit ceremonial të votave elektorale që konfirmuan fitoren e presidentit të zgjedhur, Joe Biden.


    Lidhur me ngjarjen ka pasur reagime të shumta nga shumë prej figurave publike.

    Aktorët e këngëtarët me famë botërore kanë publikuar imazhe të ndryshme duke kritikuar personat që po shkaktojnë trazirat.

    E njëra ndër to është këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora.

    30-vjeçarja rishpërndau në InstaStory një shkrim ku citohej fjalia: “Mjafti quajtët protestues, ata janë terroristë”.

    Një reagim të ngjashëm e ka bërë edhe artistja tjetër e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

    Ajo publikoi një imazh nga protesta, duke shkruar “Quajini ata ashtu si janë: terroristë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!